Kthehu në ballinë

VANAF

Rreth nesh

Orientimi për vlerësimin e arritjeve, kompetencat gjuhësore, matematikore dhe shkencore në arsimin fillor.

Programi orientues për "Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor" –VANAF, është mbështetur në programet e lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre, klasat 1-5.

Programi orientues ka si qëllim të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve për VANAF. Programi përfshin konceptet, njohuritë, aftësitë dhe shprehitë më të rëndësishme që duhet të zotërojnë nxënësit në Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri nayre në përfundim të arsimit fillor.

Vlerësimi i njohurive dhe i shkathtësive të kompetencave gjuhësore duhet të bazohet në parimin se të zotërosh njohuri dhe shkathtësi në lëndën e gjuhës shqipe do të thotë të jesh në gjendje t'i demonstrosh ato në tekste të ndryshme letrare dhe jo letrare, si dhe në situata të jetës së përditshme.

Për vlerësimin e shkathtësive dhe të njohurive të kompetencave matematikore duhet të mbahet parasysh zbatimi i tyre nëpërmjet modelimeve, arsyetimeve dhe zgjidhjes problemore në situata të thjeshta për nivelin bazë, si dhe modelimeve, arsyetimeve, zgjidhjes problemore dhe interpretimeve në situata më komplekse për nivelet më të larta.

Vlerësimi i shkathtësive dhe i njohurive të kompetencave shkencore duhet të marrë në konsideratë aftësinë e nxënësve për të zbatuar njohuritë shkencore në jetën e përditshme dhe për t'i reflektuar në mënyrë kritike këto përvoja.